Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Hapet thirrja për projektet e kërkimit shkencor për vitin 2027, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve publike

ADAD20 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Është hapur sot thirrja për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2027, ku universitetet publike do të kenë në dispozicion 7 milionë euro financime. Thirrja u prezantua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, gjatë një takimi të ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, me studentë, pedagogë dhe drejtues të Universitetit të Tiranës.

Fondet do të shpërndahen përmes konkurrimit me projekte, ndërsa universitetet mund të aplikojnë për financimin e pajisjeve dhe laboratorëve që u shërbejnë kërkimit shkencor.

Gjatë takimit, ku morën pjesë rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, dhe dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Mark Marku, Kumbaro shpjegoi se thirrja është hapur që në nëntor, për t’u dhënë universiteteve më shumë kohë për përgatitjen e projekteve dhe për të shmangur vonesat që kanë sjellë procedurat në vitet e mëparshme.

“Çdo vit ne hapim thirrje për të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, të cilat, mbi bazën e projekteve, mund të aplikojnë dhe të futen në një garë me njëri-tjetrin, projekte të ndryshme, për të fituar financime që shkojnë drejtpërdrejt në blerjen e pajisjeve shumë të rëndësishme për ju. Kemi dy të reja për vitin 2027. E para, për këtë program kemi një dyfishim të buxhetit. Për vitin 2027 kemi vënë 7 milionë euro në dispozicion të programit për infrastrukturën e kërkimit shkencor, në dispozicion të të gjitha universiteteve, që sigurisht shpërndahen mbi bazën e projekteve, pra ka një konkurrencë.  E dyta risi, që është shumë e rëndësishme, jemi ende në nëntor të 2026 dhe përvoja e viteve të kaluara na ka treguar që, kur hapeshin këto thirrje, kur fillonte viti, pjesa e procedurave dhe burokracisë, që është e domosdoshme kur flasim për fonde publike, merrte shumë kohë dhe krijonte ngërç tek universitetet për zbatimin e tyre. Prandaj po e hapim tani, duke i bërë thirrje, këtu nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, nga Universiteti i Tiranës, të gjitha universiteteve, të gjitha departamenteve, kolegëve tuaj, studentëve dhe pedagogëve, që të aplikojnë, sepse kemi dyfishim të buxhetit këtë vit krahasuar me vitin e kaluar dhe kemi gjithë kohën përpara për t’u përgatitur”, tha ministrja Kumbaro

 

Artikuj të ngjashëm

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

20 Nëntor, 2026

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

20 Nëntor, 2026

“Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë!

20 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Sërish valë demonstratash në të gjithë Evropën kundër kostos së jetesës, të rinjtë në krye të lëvizjes

20 Nëntor, 2026

Hapet thirrja për projektet e kërkimit shkencor për vitin 2027, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve publike

20 Nëntor, 2026

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

20 Nëntor, 2026

Spanja jep sinjale për njohjen e Kosovës

20 Nëntor, 2026

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

20 Nëntor, 2026

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor, 2026

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor, 2026

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

20 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi në Kosovë: Vizita humanitare dhe siguria e shtuar

20 Nëntor, 2026

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

20 Nëntor, 2026
POLITIKË

Hapet thirrja për projektet e kërkimit shkencor për vitin 2027, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve publike

SHQIPËRI 20 Nëntor, 2026

Është hapur sot thirrja për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2027, ku…

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

20 Nëntor, 2026

Spanja jep sinjale për njohjen e Kosovës

20 Nëntor, 2026

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

20 Nëntor, 2026

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

20 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi në Kosovë: Vizita humanitare dhe siguria e shtuar

20 Nëntor, 2026

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.