Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

ADAD20 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

25 vite histori. Rreth 600 profesionistë. Mijëra orë përmbajtje dhe një audiencë që shtrihet përtej kufijve shqiptarë. Nga Top Channel e Top News, tek radiot, DigitAlb dhe platformat dixhitale, u mblodhën të gjithë së bashku në një natë feste.

Një mbrëmje që në vitin e 25-vjetorit, u kthye në një kremtim të historisë, të njerëzve dhe mbi të gjitha, të ambicies për të ardhmen.

Ja ku jemi. 25 vjet më vonë. Dhe, për ndonjë arsye që vazhdon t’i habisë disa, ne nuk po bëhemi më të vegjël. Po bëhemi më të mëdhenj. Në një kohë kur shumë njerëz kanë humbur besimin tek e ardhmja, ne vazhdojmë të investojmë në të. Kur mediat tërhiqen, ne po hedhim hapin tjetër. Kur të tjerët pyesin çfarë duhet të kursejnë, ne pyesim çfarë mund të krijojmë. Dhe unë e kuptoj pse kjo duket e çuditshme.

Sepse shpesh njerëzit përpiqen t’i kuptojnë zgjedhjet tona me mënyrën e tyre të të menduarit. I matin me interesat e tyre. Me frikërat e tyre. Me kufijtë e tyre. Me atë që do të kishin bërë vetë në vendin tonë. Dhe sigurisht që nuk u dalin llogaritë, u shpreh Lori Hoxha, drejtuesja e Top Channel.

Në një vit sfidues për median, mesazhi i drejtueses së grupit, Lori Hoxha, ishte edhe një deklaratë për vlerat dhe bindjet mbi të cilat është ndërtuar Top Channel.

Si ia shpjegon dikujt vlerën e diçkaje që për ty nuk ka çmim? Si ia shpjegon bindjen dikujt që në çdo vendim kërkon një marrëveshje? Si ia shpjegon lirinë dikujt që e sheh gjithçka si një shkëmbim? Nuk mundesh.

25 vite pas themelimit nga Dritan Hoxha, një trashëgimi që mbetet në themel të identitetit të Top Channel dhe të vizionit për të ardhmen.

Në një botë ku pothuajse gjithçka mund të blihet, të shitet, të negociohet, ne kemi ende gjëra që nuk pranojmë t’u vendosim çmim. Besimin. Ndërgjegjen. Lirinë për të bërë punën tonë. Emrin që mbajmë dhe atë duam të mbrojmë. Dhe nuk kemi nevojë që të gjithë ta kuptojnë menjëherë. Koha do ta tregojë.

Por mbi të gjitha, kjo ishte një mbrëmje për njerëzit e Top Channel, për kulturën dhe standardet që bashkojnë breza profesionistësh

Prandaj, sot e them pa asnjë hezitim. Po. Top Channel është një familje. Jo sepse jemi të njëjtë. Por sepse, kur vjen momenti për të zgjedhur mes asaj që është e lehtë dhe asaj që është në lartësinë e standardit tonë, ne e njohim njëri-tjetrin nga zgjedhja.

Dhe kjo është arsyeja pse ju besoj kaq shumë. E di çfarë lloj njerëzish jeni. Dhe për këtë, ju falënderoj. Ju falënderoj që nuk kënaqeni kollaj. Që nuk prisni gjithmonë prej meje t’ju them çfarë është e drejtë. Që dini të më kundërshtoni, por keni besim tek unë edhe kur nuk jemi dakord.

Sepse unë nuk dua të drejtoj një kompani njerëzish që mendojnë si unë. Dua të drejtoj një kompani njerëzish që kanë po aq guxim sa unë për të menduar ndryshe, tha drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha.

Një traditë që këtë vit erdhi pak më vonë, por me një besim të pandryshuar: 25 vitet e para janë vetëm fillimi.

Ka një shprehje që e kemi dëgjuar shpesh. Kush e ka Topin? Dhe po. Topin e kam unë. Madje më pëlqen ta kem. Por çdo ditë, në çdo studio, në çdo redaksi, në çdo program, unë jua pasoj juve. Jo sepse nuk di çfarë të bëj me të. Por sepse e di shumë mirë çfarë mund të bëjmë bashkë. Ju dua shumë. Faleminderit që më besoni, përfundoi drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha./Top Channel

Artikuj të ngjashëm

“Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë!

20 Nëntor, 2026

Veliaj letër Ballukut nga qelia: Po dorëzohem dhe po vij tek ju në ditën e ‘Pranisë Besnike’, aprovoni operacionin tim në Tiranë!

20 Nëntor, 2026

E premte me vranësira dhe shira në vend!

20 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor, 2026

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor, 2026

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

20 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi në Kosovë: Vizita humanitare dhe siguria e shtuar

20 Nëntor, 2026

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

20 Nëntor, 2026

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor, 2026

“Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë!

20 Nëntor, 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor, 2026

Veliaj letër Ballukut nga qelia: Po dorëzohem dhe po vij tek ju në ditën e ‘Pranisë Besnike’, aprovoni operacionin tim në Tiranë!

20 Nëntor, 2026

Tmerr në „Higjiena Komunale“: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

20 Nëntor, 2026
POLITIKË

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

SHQIPËRI 20 Nëntor, 2026

25 vite histori. Rreth 600 profesionistë. Mijëra orë përmbajtje dhe një audiencë që shtrihet përtej…

Jakup Krasniqi në Kosovë: Vizita humanitare dhe siguria e shtuar

20 Nëntor, 2026

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

20 Nëntor, 2026

“Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë!

20 Nëntor, 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor, 2026

Veliaj letër Ballukut nga qelia: Po dorëzohem dhe po vij tek ju në ditën e ‘Pranisë Besnike’, aprovoni operacionin tim në Tiranë!

20 Nëntor, 2026

Tmerr në „Higjiena Komunale“: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.