Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë!

ADAD20 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Risia”, duke goditur një rast të transportimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 12.1 kilogramë kanabis në trajtë xhelatinoze, një sasi kokaine, dy automjete dhe tre aparate celulare.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni u zhvillua në autostradën Tiranë–Elbasan, pas administrimit të të dhënave operative. Shërbimet e policisë i bënë shenjë ndalimi automjetit që drejtohej nga shtetasi F.I., 22 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se po transportonte lëndën narkotike të përgatitur për t’u shitur në tregun vendas.

I riu nuk iu bind urdhrit të efektivëve, duke vijuar lëvizjen me shpejtësi, për ta braktisur më pas mjetin në autostradë dhe për t’u larguar nga vendngjarja. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e braktisur, policia gjeti dhe sekuestroi 12.1 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa në trajtë xhelatinoze.

Paralelisht me ndjekjen e mjetit kryesor, efektivët konstatuan se lëvizjet e tij monitoroheshin dhe siguroheshin nga një automjet i dytë, i drejtuar nga shtetasi M.V., 22 vjeç, gjithashtu banues në Paskuqan. Ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Aktualisht, shtetasi F.I. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale persona të tjerë të mundshëm të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

21 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama: Vitin tjetër 10 mijë familje marrin çelësat në dorë, 55 mijë deri në 2030-ën

21 Nëntor, 2026

“Baca Jakup qëndro i fortë”, Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve

21 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

UEFA ndëshkon Kosovën, këto janë sanksionet në adresë të FFK-së

21 Nëntor, 2026

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

21 Nëntor, 2026

Biznesmeni turk që me kursimin e parave të cigareve bleu dy auto komerciale dhe një motocikletë

21 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama: Vitin tjetër 10 mijë familje marrin çelësat në dorë, 55 mijë deri në 2030-ën

21 Nëntor, 2026

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

21 Nëntor, 2026

“Baca Jakup qëndro i fortë”, Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve

21 Nëntor, 2026

Alarm në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm online vë në shënjestër fëmijët, MPB-ja paralajmëron prindërit!

21 Nëntor, 2026

Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!

21 Nëntor, 2026

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

21 Nëntor, 2026

Maqedonia ndalon importin e mbeturinave plastike nga BE-ja deri në vitin 2029!

21 Nëntor, 2026
POLITIKË

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

SHQIPËRI 21 Nëntor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.…

Kryeministri Rama: Vitin tjetër 10 mijë familje marrin çelësat në dorë, 55 mijë deri në 2030-ën

21 Nëntor, 2026

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

21 Nëntor, 2026

“Baca Jakup qëndro i fortë”, Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve

21 Nëntor, 2026

Alarm në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm online vë në shënjestër fëmijët, MPB-ja paralajmëron prindërit!

21 Nëntor, 2026

Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!

21 Nëntor, 2026

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

21 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.