Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë në tetë rajone të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), fushata e imunizimit do të përfshijë gjithsej 3.417 tufa me 438.042 kafshë.
Vaksinimi do të zhvillohet në tri faza, ndërsa në fazën e parë do të përfshihen rajoni i Vardarit, Lindor, Juglindor dhe Verilindor.
Vaksinat janë siguruar si donacion nga Bashkimi Evropian.

