Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Reforma zgjedhore/ Peleshi letër Komisionit të Venecias, kërkon vizitë urgjente…

ADAD19 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit të Venecias, Marta Cartabia, ku i kërkon organizimin e një vizite në Shqipëri të raportuesve të këtij institucioni, me qëllim diskutimin e rekomandimeve për projektligjin “Për financimin e partive politike”, në kuadër të reformës zgjedhore.

Në një shkresë zyrtare të datës 18 nëntor 2026, drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Peleshi kërkon që vizita të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht gjatë javës së ardhshme ose, alternativisht, javën pasuese, në varësi të disponueshmërisë së raportuesve.

Kreu i Kuvendit thekson se vizita do të shërbente për të diskutuar rekomandimet e përfshira në Opinionin e Përbashkët të Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës të Këshillit të Evropës, të miratuar në qershor, si dhe për të vlerësuar progresin e bërë në hartimin e projektligjit.

Sipas shkresës, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ngritur me Vendimin nr. 74, datë 27 tetor 2025, të Kuvendit, ka përcaktuar hartimin e ligjit për financimin e partive politike si përparësinë e tij të parë, krahas adresimit të rekomandimeve të papërmbushura të OSBE/ODIHR-it.

Në këtë kuadër, janë zhvilluar dy raunde konsultimesh me partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Pas përfundimit të tyre, ekspertët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe përfshirë në tekstin e projektligjit rekomandimet dhe sugjerimet e paraqitura nga Komisioni i Venecias, OSBE/ODIHR-i dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në cilësinë time si Kryetar i Kuvendit, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar të Komisionit të Venecias në forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të shkresës sonë nr. 1842 Prot., datë 27 prill 2026, përmes së cilës projektligji “Për financimin e partive politike” iu paraqit Komisionit të Venecias për opinion, si dhe të komunikimeve institucionale të mëvonshme, dëshiroj t’ju informoj për progresin e bërë në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të këtij projektligji.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ngritur me Vendimin nr. 74, datë 27 tetor 2025, të Kuvendit, ka përcaktuar si përparësi të parë hartimin e ligjit “Për financimin e partive politike”, si dhe adresimin e rekomandimeve të papërmbushura të OSBE/ODIHR-it. Në këtë kuadër, janë zhvilluar dy raunde konsultimesh me partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, me synimin për të garantuar një proces gjithëpërfshirës, të mbështetur në standardet ndërkombëtare.

Pas përfundimit të konsultimeve, ekspertët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe përfshirë në tekstin e projektligjit rekomandimet dhe sugjerimet e paraqitura nga Komisioni i Venecias, OSBE/ODIHR-i dhe organizatat e shoqërisë civile. Si pjesë e punës në vijim për të përfshirë të gjitha rekomandimet e përcaktuara në Opinionin e Përbashkët të Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës të Këshillit të Evropës mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”, të miratuar në qershor, dëshirojmë të kërkojmë një vizitë në Shqipëri të raportuesve të Komisionit të Venecias në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite do të ishte diskutimi i rekomandimeve të përfshira në Opinionin e Përbashkët, shkëmbimi i pikëpamjeve mbi progresin e arritur deri më tani dhe krijimi i mundësisë për sqarimin dhe shqyrtimin e mëtejshëm të rekomandimeve në kuadër të punës që po vijon, me synimin për të siguruar që ato të pasqyrohen siç duhet në projektligjin e rishikuar.

Do ta vlerësonim shumë mundësinë e organizimit të kësaj vizite në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht javën e ardhshme ose, si alternativë, gjatë javës pasuese, në varësi të disponueshmërisë suaj.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme, jam i bindur se ky kontribut do të ndihmojë që puna e Komisionit të përfundojë me sukses dhe të përmirësohet më tej legjislacioni zgjedhor në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në letër.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Uji dhe produktet higjienike me TVSH të reduktuar, ndryshimet miratohen në Komisionin e Ekonomisë pas debateve

20 Nëntor, 2026

Hapet thirrja për projektet e kërkimit shkencor për vitin 2027, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve publike

20 Nëntor, 2026

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

20 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Uji dhe produktet higjienike me TVSH të reduktuar, ndryshimet miratohen në Komisionin e Ekonomisë pas debateve

20 Nëntor, 2026

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

20 Nëntor, 2026

Sërish valë demonstratash në të gjithë Evropën kundër kostos së jetesës, të rinjtë në krye të lëvizjes

20 Nëntor, 2026

Hapet thirrja për projektet e kërkimit shkencor për vitin 2027, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve publike

20 Nëntor, 2026

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

20 Nëntor, 2026

Spanja jep sinjale për njohjen e Kosovës

20 Nëntor, 2026

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

20 Nëntor, 2026

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor, 2026

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor, 2026

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

20 Nëntor, 2026
POLITIKË

Uji dhe produktet higjienike me TVSH të reduktuar, ndryshimet miratohen në Komisionin e Ekonomisë pas debateve

SHQIPËRI 20 Nëntor, 2026

Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar listën e…

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

20 Nëntor, 2026

Hapet thirrja për projektet e kërkimit shkencor për vitin 2027, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve publike

20 Nëntor, 2026

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

20 Nëntor, 2026

Spanja jep sinjale për njohjen e Kosovës

20 Nëntor, 2026

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

20 Nëntor, 2026

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.