Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip “Mercedes-Benz”.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, ndërsa përplasja ka qenë e fortë duke sjellë një bilanc të rëndë. BMësohet se të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit paraprak të policisë, një prej të plagosurve, 33 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pesë personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

