Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Alarmohen gjigantët evropianë, Man City ia cakton çmimin Haalandit

ADAD17 Nëntor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Manchester City duket se ka nisur të përgatitet për mundësinë e largimit të Erling Haalandit në fund të këtij sezoni, pasi është i gatshëm të negociojë shitjen e sulmuesit norvegjez për një shumë rreth 150 milionë euro.

E ardhmja e 26-vjeçarit ka filluar të vihet në pikëpyetje, ndërsa për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën.Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e Manchester Cityt janë të gatshëm të hapin derën për largimin e yllit të tyre, për shkak të dyshimeve të vetë futbollistit për vazhdimin e karrierës në Angli.

Këto dilema lidhen edhe me pasigurinë rreth sanksioneve të mundshme disiplinore ndaj klubit anglez, për shkak të akuzave për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Haaland po vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës. Nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, sulmuesi norvegjez ka realizuar 14 gola në 14 ndeshje zyrtare në fillim të sezonit 2026/27, duke ruajtur mesataren prej një goli për ndeshje.Edhe pse ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2034, pasiguria rreth së ardhmes së klubit mund ta shtyjë atë të shqyrtojë mundësinë e një aventure të re.

Me çmimin e vendosur rreth 150 milionë euro, katër gjigantë të futbollit evropian kanë dalë si kandidatë potencialë për transferimin e tij në verën e ardhshme.

Real Madridi e sheh Haalandin si një përforcim të jashtëzakonshëm për repartin ofensiv. Presidenti Florentino Perez ka pasur prej kohësh interesim për sulmuesin norvegjez dhe një transferim i tillë do të ishte një tjetër goditje e madhe në tregun e futbollit.

Edhe Barcelona e ka në radar sulmuesin e Manchester Cityt. Trajneri Hansi Flick thuhet se ëndërron ta ketë Haalandin në skuadër, për ta bashkuar me Lamine Yamalin dhe për të krijuar një treshe të frikshme në sulm.

Në garë mund të përfshihet edhe Liverpooli, i cili synon të përforcojë repartin ofensiv me një sulmues të nivelit të lartë. Klubi anglez mund të shqyrtojë edhe largimin e Alexander Isakut apo Hugo Ekitikes për të krijuar hapësirë për norvegjezin.

Ndërkohë, Paris Saint-Germaini ka fuqinë financiare për të përballuar një operacion të tillë, si në aspektin e shumës së transferimit, ashtu edhe të pagës së futbollistit./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026

Nëna e Ronaldos: Jam e lumtur që Portugalia humbi, nuk e respektuan Cristianon

18 Nëntor, 2026

Kosova humb nga Irlanda por siguron qëndrimin në Ligën B

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kevin Margjonin,…

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.