Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Çështja e pagave të magjistratëve kalon në SPAK, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën

ADAD17 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së pagave të magjistratëve dhe ka vendosur t’ia kalojë dosjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi ka konstatuar se ky institucion po heton të njëjtin fakt penal, por me një rreth më të gjerë subjektesh.

Bëhet fjalë për procedimin penal nr. 440 të vitit 2026, i cili nisi pas kallëzimit të një punonjëseje të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me inicialet N.Xh.

Ajo denoncoi drejtuesen e Degës së Thesarit në Berat, A.R., duke pretenduar se i ishte shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar, pasi nuk kishte mundur të tërhiqte pagën për shkak të mosmarrëveshjeve mbi formulën e përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve.

Gjatë hetimeve, punonjës të gjykatës konfirmuan problemet me kalimin e pagave për muajin gusht 2026. Shefja e sektorit të buxhetit dhe menaxhimit financiar pranoi se pagat nuk ishin kaluar në kohë, duke shpjeguar se listëpagesat ishin përgatitur në bazë të vendimit nr. 435, datë 26.08.2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2026. Megjithatë, listëpagesa nuk ishte miratuar nga Dega e Thesarit.

Sipas dëshmisë së saj, drejtuesja e Thesarit kishte kërkuar që pagat e muajit gusht të dërgoheshin me të njëjtin nivel si ato të muajit korrik, në mënyrë që të mundësohej ekzekutimi i tyre.

Nga ana tjetër, Gjykata e Beratit argumentoi se ndarja e listëpagesave të gjyqtarëve nga ato të administratës binte ndesh me udhëzimin nr. 1, datë 21.01.2025, i cili parashikon një listëpagesë të vetme mujore.

Pas verifikimeve, Prokuroria e Beratit konstatoi se SPAK kishte regjistruar një procedim penal për të njëjtin fakt, duke përfshirë një rreth më të gjerë personash, mes të cilëve edhe subjektet e hetuara nga prokuroria vendore.

Për këtë arsye, Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën lëndore dhe ka vendosur kalimin e procedimit penal nr. 440/2026 në SPAK, i cili do të vijojë trajtimin e çështjes.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, kërkoi forcimin e bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian për…

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.