Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Ademi: Dokumentet dëshmojnë se Alta Banka u miratua në kohën e qeverisë Mickoski – kërkon përgjegjësi nga VLEN-i

ADAD15 Nëntor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi, ka akuzuar qeverinë e Hristijan Mickoskit dhe koalicionin VLEN se po përpiqen ta zhvendosin përgjegjësinë për hyrjen e bankës serbe „Alta Banka“ në Maqedoninë e Veriut, duke përzier vendime të viteve të ndryshme.

Në një konferencë për media, Ademi prezantoi një kronologji dokumentesh, përmes së cilës pretendon se procedurat kryesore për marrjen e „Stopanska Banka – Manastir“ janë zhvilluar gjatë vitit 2025, nën qeverisjen aktuale.

Ai sqaroi se vendimi qeveritar i 24 tetorit 2023, të cilit i referohet pushteti, kishte të bënte me mbrojtjen e aksioneve të shtetit në një bankë në Serbi dhe jo me marrjen e bankës në Manastir.

Ademi renditi tri data kyçe të vitit 2025:

* 1 shtator: Banka Popullore dha pëlqimin paraprak për fitimin e pjesëmarrjes së kualifikuar.
* 10 shtator: Komisioni i Letrave me Vlerë miratoi ofertën e Alta Bankës për marrjen e bankës në Manastir.
* 23 shtator: Qeveria, me propozim të ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, udhëzoi 16 institucione publike të shqyrtonin ofertën për aksionet që posedonin.

Sipas Ademit, oferta për marrjen e bankës u realizua në tetor 2025, ndërsa në dhjetor institucioni mori emrin Alta Banka.

Ai kërkoi nga Mickoski dhe ministrat e VLEN-it të sqarojnë se çfarë verifikimesh janë bërë për pronarët e bankës, si kanë votuar institucionet publike dhe çfarë përgjegjësie kanë pasur institucionet që kanë dhënë miratimet.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë drejtuar akuza ndaj ish-funksionarëve të BDI-së, duke përmendur edhe ish-ministrin e Financave, Fatmir Besimi, si dhe transaksionet e kompanisë „AS Senjak“, në pronësi të Selaudin Arifit, krushkut të Ali Ahmetit. Kompania i ka mohuar akuzat dhe ka paralajmëruar padi për shpifje.

„Kjo kronologji nuk mund të ndryshohet me deklarata politike“, deklaroi Ademi.

Artikuj të ngjashëm

Tetovë: Trefish më të sëmurë me grip se vitin e kaluar! Mjeku Ismaili: Duhet shmangur mjekimi kokë më vete

19 Nëntor, 2026

1.040 raste të dyshimta në polici: 34 policë me kallëzime penale, 13 për tejkalim të forcës!

19 Nëntor, 2026

Bastisje: Policia zbulon 197 parfume të markave të njohura në një banesë!

19 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Haradinaj u bën thirrje krerëve të shtetit: Shkoni vizitojeni Jakup Krasniqin

19 Nëntor, 2026

Miratohet paketa anti-dhunë! Debate në Komision, opozita: Do ta çojmë në Kushtetuese. PS: Kufizime të përkohshme, synohet mbrojtja e institucioneve!

19 Nëntor, 2026

Tetovë: Trefish më të sëmurë me grip se vitin e kaluar! Mjeku Ismaili: Duhet shmangur mjekimi kokë më vete

19 Nëntor, 2026

Kurti për vizitën e Krasniqit: Është jashtëzakonisht e dhimbshme

19 Nëntor, 2026

Reforma zgjedhore/ Peleshi letër Komisionit të Venecias, kërkon vizitë urgjente…

19 Nëntor, 2026

Komisioni Evropian cak i një sulmi kibernetik, hakerët mund të kenë vjedhur të dhëna personale

19 Nëntor, 2026

Buxheti 2027 miratohet nen për nen vetëm me votat e PS-së në komisione, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë

19 Nëntor, 2026

Shtyhet seanca ku pritej të votohej Ligji për Specialen

19 Nëntor, 2026

Rashica drejt largimit nga Besiktasi

19 Nëntor, 2026

Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

19 Nëntor, 2026
POLITIKË

Haradinaj u bën thirrje krerëve të shtetit: Shkoni vizitojeni Jakup Krasniqin

KOSOVË 19 Nëntor, 2026

Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, u ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula, kryeministrit Albin Kurti, kryetares…

Miratohet paketa anti-dhunë! Debate në Komision, opozita: Do ta çojmë në Kushtetuese. PS: Kufizime të përkohshme, synohet mbrojtja e institucioneve!

19 Nëntor, 2026

Tetovë: Trefish më të sëmurë me grip se vitin e kaluar! Mjeku Ismaili: Duhet shmangur mjekimi kokë më vete

19 Nëntor, 2026

Kurti për vizitën e Krasniqit: Është jashtëzakonisht e dhimbshme

19 Nëntor, 2026

Reforma zgjedhore/ Peleshi letër Komisionit të Venecias, kërkon vizitë urgjente…

19 Nëntor, 2026

Buxheti 2027 miratohet nen për nen vetëm me votat e PS-së në komisione, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë

19 Nëntor, 2026

Shtyhet seanca ku pritej të votohej Ligji për Specialen

19 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.