Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

ADAD9 Nëntor, 2026 LUGINA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ditë pas fitores në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka dalë me një propozim që askush s’e priste, atë të bashkimit të të gjitha subjekteve politike në drejtimin e këtij institucioni.

Zgjedhjet për KKSH, të mbajtura të dielën, më 8 nëntor, nxorën fituese, sipas rezultateve preliminare, listën e përbashkët të PVD-së dhe Aleancës për Luginën, me bartës Enkel Rexhepin, e cila mori 4.769 vota dhe siguroi 10 mandate. Në vendin e dytë u rendit koalicioni LPD-PDSH me 4.225 vota dhe 8 mandate, pasuar nga Alternativa për Ndryshim (APN) me 2.876 vota dhe 6 mandate, ndërsa koalicioni PD-LR mori 2.753 vota dhe 5 mandate.

Megjithatë, vetëm një ditë pas procesit zgjedhor, Kamberi ka bërë një propozim që shkon përtej krijimit të një shumice të zakonshme qeverisëse, duke ftuar të katër listat garuese të bëhen pjesë e drejtimit të ardhshëm të KKSH-së, pa ndarje ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Në reagimin e tij publik, Kamberi ka rikujtuar se brenda dy javëve shqiptarët në Serbi kanë kaluar nëpër dy procese zgjedhore, atë parlamentar të 25 tetorit dhe zgjedhjet për KKSH të 8 nëntorit.

“Frymën e bashkimit që na dha rezultat në zgjedhjet parlamentare le ta shtrijmë edhe në Këshill”, ka shkruar Kamberi.

“Si kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, i ftoj të gjitha listat të bëhemi bashkë e ta ndajmë përgjegjësinë për drejtimin e KKSH”, ka deklaruar ai.

Kamberi ka kërkuar njëkohësisht respektimin e rezultatit zgjedhor dhe të peshës politike që qytetarët i kanë dhënë secilës listë.

“Sipas numërimit preliminar, lista jonë me numër 3, me Enkel Rexhepin në krye, mori më së shumti vota. Ta respektojmë parimin e fituesit dhe peshën që qytetarët ia dhanë secilës listë”, ka theksuar ai.

Kamberi, shkroi se të katër listat duhet të përfshihen në vendimmarrje, pavarësisht numrit të mandateve, duke nënvizuar se “jemi të përkushtuar që në KKSH të mos ketë opozitë”.

Propozimi i kreut të PVD-së tashmë e zhvendos vëmendjen nga rezultati zgjedhor te formimi i drejtimit të ardhshëm të KKSH-së. Mbetet të shihet nëse subjektet e tjera politike do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për një qeverisje gjithëpërfshirëse të këtij institucioni./LUGINALAJMI/

Artikuj të ngjashëm

Presheva.com: MASHTRIMI I MADH I SHQIPRIM MUSLIUT DHE LEVENT QAZIMIT (Foto)

7 Nëntor, 2026

Mbi një kilogram marihuanë gjendet në një shtëpi në Bujanoc, arrestohet 24-vjeçari

6 Nëntor, 2026

Retrospektivë: Më 2022, PVD-ja fitoi zgjedhjet, por partitë “aleate” nuk ia njohën fitoren për drejtimin e KKSH-së

5 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kevin Margjonin,…

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.