Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Shqiptarët e Luginës votojnë sot për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

ADAD8 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës votojnë sot për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucionit që përfaqëson komunitetin shqiptar në Serbi dhe mbron të drejtat e tij që i garantohen me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, të cilët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatët që do t’i përfaqësojnë në Këshillin Kombëtar Shqiptar gjatë mandatit të ardhshëm 4-vjecar.

Për 29 vendet në këtë organ garojnë katër lista zgjedhore me gjithsej 107 kandidatë, të cilët synojnë të marrin besimin e votuesve dhe të sigurojnë përfaqësimin në këtë organ për çështjet që lidhen me të drejtat kolektive të shqiptarëve në Serbi.

Këto zgjedhje vijnë pas rikthimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në përbërjen prej 29 anëtarësh, nga 15 sa kishte për më shumë se një dekadë, ndryshim që lidhet me të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2022 në Serbi.

Këshillit Kombëtar Shqiptar është si një lloj ure mes shqiptarëve të Luginës, institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, por edhe si një organ përmes të cilit komuniteti shqiptar i ushtron disa nga të drejtat e veta kolektive dhe përfaqëson interesat e tij.

Një ditë para votimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të këtyre tri komunave që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës, lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre.

Kurti ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, përfshirë pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe nënpërfaqësimin institucional.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë t’i mbështesë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përmes teksteve mësimore, bursave për nxënës e studentë, si dhe përkrahjes për kulturën dhe institucionet përfaqësuese.

Artikuj të ngjashëm

Reforma zgjedhore/ Peleshi letër Komisionit të Venecias, kërkon vizitë urgjente…

19 Nëntor, 2026

Buxheti 2027 miratohet nen për nen vetëm me votat e PS-së në komisione, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë

19 Nëntor, 2026

Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

19 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Kurti për vizitën e Krasniqit: Është jashtëzakonisht e dhimbshme

19 Nëntor, 2026

Reforma zgjedhore/ Peleshi letër Komisionit të Venecias, kërkon vizitë urgjente…

19 Nëntor, 2026

Komisioni Evropian cak i një sulmi kibernetik, hakerët mund të kenë vjedhur të dhëna personale

19 Nëntor, 2026

Buxheti 2027 miratohet nen për nen vetëm me votat e PS-së në komisione, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë

19 Nëntor, 2026

Shtyhet seanca ku pritej të votohej Ligji për Specialen

19 Nëntor, 2026

Rashica drejt largimit nga Besiktasi

19 Nëntor, 2026

Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

19 Nëntor, 2026

1.040 raste të dyshimta në polici: 34 policë me kallëzime penale, 13 për tejkalim të forcës!

19 Nëntor, 2026

Gara për fronin e FIFA-s, Infantino përballë dy kandidatëve në zgjedhjet e 2027-ës

19 Nëntor, 2026

Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më ka goditur në shpirt, ka lënduar edhe dëshmorët e UÇK-së

19 Nëntor, 2026
POLITIKË

Kurti për vizitën e Krasniqit: Është jashtëzakonisht e dhimbshme

KOSOVË 19 Nëntor, 2026

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me vizitën në Kosovë të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup…

Reforma zgjedhore/ Peleshi letër Komisionit të Venecias, kërkon vizitë urgjente…

19 Nëntor, 2026

Buxheti 2027 miratohet nen për nen vetëm me votat e PS-së në komisione, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë

19 Nëntor, 2026

Shtyhet seanca ku pritej të votohej Ligji për Specialen

19 Nëntor, 2026

Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

19 Nëntor, 2026

1.040 raste të dyshimta në polici: 34 policë me kallëzime penale, 13 për tejkalim të forcës!

19 Nëntor, 2026

Gara për fronin e FIFA-s, Infantino përballë dy kandidatëve në zgjedhjet e 2027-ës

19 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.