Vendi ynë sot ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, që sjellin mot kryesisht të kthjellët, me vranësira kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era fryn nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s.
Ndërkohë, në zonat detare pritet valëzim i ulët, i forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë nga 2 në 9 gradë Celsius.

