Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Berisha: Paketa fiskale e Ramës godet të varfrit dhe bizneset e vogla!

ADAD1 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sali Berisha sërish akuza Edi Ramës se ka ndërmarrë rritjen e taksave pa paralajmërim dhe pa konsultim publik. Për kryetarin demokrat është “mashtrim” pretendimi i qeverisë se përmes këtyre ndryshimeve, buxheti do të arrijë në 10 miliardë euro.

Paketa është goditje e rëndë për më të varfrit, për bizneset e vogla, për shtresën e mesme. Paketa që në aparencë do të ulë çmimet e ushqimeve bazë, duke futur në fashën e TVSH-së të gjithë dyqanet, në të vërtetë, i detyron ato të rrisin me 6% çmimet, i detyron shqiptarët të paguajnë 6% më shumë se ç’paguajnë tani.

Dhe ky është një akt shumë i papërgjegjshëm. Nëse Edi Rama donte të lehtësonte qytetarët nga taksat e ushqimeve, të vendoste mekanizmin e kompensimit të plotë të çdo kilogrami, të çdo grami që blihet në dyqane në kuadrin e 52 mallrave që ka shpallur se iu ul TVSH-në.

Së dyti, prapë prek më të varfrit, sepse nëse uli TVSH-në për 52 mallra, e rriti TVSH-në për 5 mijë mallra të tjerë, që çdo ditë e më shumë bëhen mallra të ndaluar për të varfrit e këtij vendi.

Së treti, shqiptarët, analistët, si edhe ekspertët e huaj, kanë konstatuar një paradoks: rritjen më të madhe të çmimeve në Shqipëri se sa në çdo vend tjetër, rritje e cila në studim tregon se është në përpjesëtim të zhdrejtë me rritjen e pagave. Pagat rriten, por më shumë rriten çmimet.

Çfarë ndodh? Sigurisht që kjo ka shumë shkaqe, por shkak ndër më kryesorët janë paratë e drogës.

Sa i përket biznesit të vogël, kryedemokrati pretendoi se rreth 18 mijë biznese rrezikojnë falimentimin për shkak të ndryshimeve në fashën e TVSH-së.

Në çdo lëvizje dhe rrethanë, ai që ndëshkohet është i varfri. Çmimin e paketës fiskale të Edi Ramës e paguan biznesi i vogël. Me hyrjen e saj në fuqi, rreth 18 mijë biznese të vogla shkojnë drejt falimentimit sepse futen në fashën e TVSH-së.

Edi Rama vë nivelin më të ulët të xhiros, për të vendosur TVSH mbi bizneset. I godet ato në mënyrë fatale. Jo vetëm do të rrisin çmimet, por ato shkojnë drejt falimentimit.

Artikuj të ngjashëm

Dosja 96 faqe e Belinda Ballukut shkon në gjykatë/ SPAK zbulon SMS dhe email-e për vilën në Dhërmi. Misteri i kutisë me euro!

1 Nëntor, 2026

Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë

1 Nëntor, 2026

“Pasqyrë Albania”, kryeministri Rama: Ankesat e qytetarëve do të ndiqen si pakot postare!

1 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Hoxha që la Kosovën pas 60 aplikimeve për punë: Sot vendos pllaka në Gjermani

1 Nëntor, 2026

Dosja 96 faqe e Belinda Ballukut shkon në gjykatë/ SPAK zbulon SMS dhe email-e për vilën në Dhërmi. Misteri i kutisë me euro!

1 Nëntor, 2026

30 ditë burg për katër të dyshuarit për vrasjet në Shkup!

1 Nëntor, 2026

Tragjedi në Gjilan! Babai dyshohet se vrau djalin dhe nipin foshnjë, arrestohet

1 Nëntor, 2026

Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë

1 Nëntor, 2026

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

1 Nëntor, 2026

Përplasje pas ndeshjes së basketbollit në Gostivar, ndihmëstrajneri tenton të sulmojë lojtarët kundërshtarë

1 Nëntor, 2026

Berisha: Paketa fiskale e Ramës godet të varfrit dhe bizneset e vogla!

1 Nëntor, 2026

“Pasqyrë Albania”, kryeministri Rama: Ankesat e qytetarëve do të ndiqen si pakot postare!

1 Nëntor, 2026

Bërvenicë: Dalja në votime arrin në 27,81 për qind deri në orën 13:00, rritet interesimi krahasuar me raundin e parë

1 Nëntor, 2026
POLITIKË

Hoxha që la Kosovën pas 60 aplikimeve për punë: Sot vendos pllaka në Gjermani

KOSOVË 1 Nëntor, 2026

Hoxha Drilon Gashi, i cili ka studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane, ka rrëfyer përmes…

Dosja 96 faqe e Belinda Ballukut shkon në gjykatë/ SPAK zbulon SMS dhe email-e për vilën në Dhërmi. Misteri i kutisë me euro!

1 Nëntor, 2026

30 ditë burg për katër të dyshuarit për vrasjet në Shkup!

1 Nëntor, 2026

Tragjedi në Gjilan! Babai dyshohet se vrau djalin dhe nipin foshnjë, arrestohet

1 Nëntor, 2026

Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë

1 Nëntor, 2026

Përplasje pas ndeshjes së basketbollit në Gostivar, ndihmëstrajneri tenton të sulmojë lojtarët kundërshtarë

1 Nëntor, 2026

Berisha: Paketa fiskale e Ramës godet të varfrit dhe bizneset e vogla!

1 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.