Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Barcelona rikthehet te fitoret, katalanasit nuk kanë mëshirë për Deportivo Alaves

ADAD1 Nëntor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Barcelona i lë pas krahëve humbjen në El Clasico dhe ndaj PSG në Champions dhe kthehet te fitoret me goleada në La Liga. Në Camp Nou, skuadra e Hansi Flick nuk pati mëshirë për Deportivo Alaves të cilin e mundi me rezultatin e tenistik 6-1.

Skuadra kampione e Spanjës e zgjidhi ndeshjen praktikisht që në pjesën e parë. Vetëm 8 minuta priti Barcelona për të marrë avantazhin me Raphinhan që shënoi pas një asisti të Fermin Lopez. Një gol që solli një lloj reagimi të Alaves që u përpoq që t’iu kundërpërgjigjej blaugranave. Por në minutën e 23 Barcelona shënoi sërish, këtë radhë me Fermin Lopez që u gjet saktë nga Lamine Yamal dhe rezultati shkoi në 2-0.

Pas kësaj ishte skuadra e Flick që mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 41 erdhi edhe goli i tretë me Raphinan që plotësoi dygolëshin personal ndërkohë që shkoi në kuotën e 15 golave në këtë sezon. Katalanasit nuk e lanë me kaq dhe pak para fundit të pjesës së parë, Lamine Yamal e çoi rezultatin në 4-0 me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Barcelona e gjeti sërish golin, në minutën e 64. Ishte sërish Yamal ai që shënoi pas një asisti të Gabriel Jesus duke e çuar rezultatin 5-0. Blaugranat kishin ende për të thënë dhe në minutën e 81 shënuan edhe golin e 6 me Anthony Gordon pas një asisti të Rodrit. Pak çaste më vonë, Alaves shënoi golin e nderit me Mariano Diaz për rezultatin përfundimtar 6-1 me Barcelonën që pas kësaj fitoreje ruan kreun e klasifikimit me 30 pikë pas 11 javëve kampionat.

Artikuj të ngjashëm

Milani feston derbin e parë të sezonit me spektaklin e Moreirës, kuqezinjtë mundin Interin dhe vijojnë dominimin në përballjet direkte

1 Nëntor, 2026

Ancelotti: Nuk kemi nevojë për kërkesa të veçanta

31 Tetor, 2026

Te Juventus ka pakënaqësi, lojtarët dalin kundër Spallettit

31 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Protestuesit gjuajnë me llastiqe, policia bën paralajmërimin e fundit: Do veprojmë nëse…

1 Nëntor, 2026

Mërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme

1 Nëntor, 2026

Resul Sinani prezantohet opinisionit në “Big Brother VIP Kosova 5”

1 Nëntor, 2026

Tre aksidente brenda disa minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos

1 Nëntor, 2026

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

1 Nëntor, 2026

Sulmi ndaj ambasadës izraelite në Beograd, autori ishte nën hetim edhe në Gjermani

1 Nëntor, 2026

Barcelona rikthehet te fitoret, katalanasit nuk kanë mëshirë për Deportivo Alaves

1 Nëntor, 2026

Kryenin vjedhje në biznese në Korçë dhe Pogradec, në pranga dy persona, shpallet në kërkim një tjetër

1 Nëntor, 2026

18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi: “Nuk është drejtësi, është krim institucional!”

1 Nëntor, 2026

Të dënuar me nga 15 vite burg për vjedhje me dhunë në Gjermani, arrestohen në Morinë dy të rinjtë kosovarë, pritet ekstradimi

1 Nëntor, 2026
POLITIKË

Protestuesit gjuajnë me llastiqe, policia bën paralajmërimin e fundit: Do veprojmë nëse…

SHQIPËRI 1 Nëntor, 2026

Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdorur llastiqe kundër efektivëve të…

Mërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme

1 Nëntor, 2026

Tre aksidente brenda disa minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos

1 Nëntor, 2026

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

1 Nëntor, 2026

Sulmi ndaj ambasadës izraelite në Beograd, autori ishte nën hetim edhe në Gjermani

1 Nëntor, 2026

Kryenin vjedhje në biznese në Korçë dhe Pogradec, në pranga dy persona, shpallet në kërkim një tjetër

1 Nëntor, 2026

18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi: “Nuk është drejtësi, është krim institucional!”

1 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.