Një vajzë 15-vjeçare nga Kumanova është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia. Policia ka nisur veprimet për gjetjen e saj.
Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, rastin e ka denoncuar më 30 tetor, në orën 23:30, vëllai i saj 28-vjeçar.
Ai ka raportuar se motra e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia më 29 tetor, rreth orës 18:00.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e 15-vjeçares.

