Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Tragjedi në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, u përplas nga një fuoristradë në autostradë

ADAD31 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën 20-vjeçari Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare, pas një aksidenti të rëndë në autostradën A1.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së premtes, më 30 tetor, pranë zonës së Melegnano-s, në drejtim të San Giuliano Milanese.

Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte së bashku me katër miq në një automjet tip Volvo, me targa zvicerane. Pasi kaluan barrierën e autostradës, makina humbi kontrollin dhe u përplas me ndarësen që ndan korsitë e lëvizjes.

Pas përplasjes, Thomas doli nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës dhe për të sinjalizuar rrezikun për drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Por në ato momente, ai u godit nga një fuoristradë tip SUV, e drejtuar nga një 25-vjeçar nga Modena, i cili, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, nuk arriti ta dallonte të riun në rrugë deri në momentin e fundit.

Përplasja ishte tepër e rëndë. 20-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin Predabissi, në Vizzolo, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Katër miqtë që udhëtonin me të nuk pësuan dëmtime të rënda.

Thomas Qirjaj kishte lindur në Piacenza dhe jetonte me prindërit e tij në Caorso, në provincën e Piacenzës. Ai vinte nga një familje me origjinë shqiptare dhe ishte fëmijë i vetëm. Në muajin dhjetor do të mbushte 21 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur komunitetin ku jetonte. Kryetarja e bashkisë së Caorso-s, Roberta Battaglia, shprehu ngushëllimet për familjen, duke e kujtuar Thomasin si një të ri që e kishte parë të rritej dhe që ishte integruar mirë në komunitet.

I riu kishte qenë gjithashtu i angazhuar në futbollin amator, ndërsa klubi ku kishte luajtur vendosi të anulonte ndeshjen e planifikuar në shenjë zie.

Policia Rrugore italiane dhe Prokuroria e Lodit kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit. Autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në përplasjen fillestare të automjetit Volvo me ndarësen e autostradës, si dhe rrethanat në të cilat fuoristrada goditi të riun.

Sipas mediave italiane, drejtuesit të SUV-it do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike, në kuadër të procedurave hetimore.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

31 Tetor, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë edhe dy policë gjatë tentativës për ta arrestuar

31 Tetor, 2026

“Lufta” zhvendoset te rruga Myslym Shyri/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

31 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

31 Tetor, 2026

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

31 Tetor, 2026

Miri reagon me ironi ndaj Rogertit: Dy mesazhe që tronditin rrjetet sociale!

31 Tetor, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë edhe dy policë gjatë tentativës për ta arrestuar

31 Tetor, 2026

Alarm në Kumanovë: Raportohet e zhdukur një 15-vjeçare, policia në kërkim të saj

31 Tetor, 2026

Tragjedi në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, u përplas nga një fuoristradë në autostradë

31 Tetor, 2026

“Lufta” zhvendoset te rruga Myslym Shyri/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

31 Tetor, 2026

Tomawak: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

31 Tetor, 2026

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

31 Tetor, 2026

Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, ndërhyjnë autobotët me ujë

31 Tetor, 2026
POLITIKË

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

MAQEDONI E VERIUT 31 Tetor, 2026

Mbi 6 milionë euro janë duke u investuar në zhvillimin infrastrukturor të Komunës së Kërçovës…

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

31 Tetor, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë edhe dy policë gjatë tentativës për ta arrestuar

31 Tetor, 2026

Alarm në Kumanovë: Raportohet e zhdukur një 15-vjeçare, policia në kërkim të saj

31 Tetor, 2026

Tragjedi në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, u përplas nga një fuoristradë në autostradë

31 Tetor, 2026

“Lufta” zhvendoset te rruga Myslym Shyri/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

31 Tetor, 2026

Tomawak: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

31 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.