Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

1500 forca policie për protestën e sotme, masa edhe te Kryeministria

ADAD31 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rreth 1500 forca policie janë angazhuar për protestën e sotme të studentëve dhe atë kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, ndërsa kjo është dita e 19-të e protestës studentore.

Para nisjes së tubimit, situata para Ministrisë së Arsimit paraqitet e qetë. Protestuesit janë grumbulluar në qendër të Rrugës së Durrësit, ndërsa qarkullimi në këtë zonë është devijuar.

Në hyrje të Ministrisë së Arsimit ndodhen vetëm tre efektivë policie, ndërsa forca të tjera janë pozicionuar në pjesën e pasme të godinës.

Numri i protestuesve në nisje të tubimit është i ulët. Mes tyre janë parë edhe persona të maskuar. Në zonë ndodhen gjithashtu vullnetarë të gatshëm për të ofruar ndihmën e parë në rast nevoje.

Masa janë marrë edhe pranë Kryeministrisë. Në bulevardin përballë godinës qeveritare nuk ka një prani të shtuar të efektivëve, pasi pjesa më e madhe e forcave të policisë është grumbulluar në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

Një numër i vogël efektivësh qëndrojnë pranë autobotëve të stacionuar pas godinës.

Në planin e masave të Policisë së Shtetit janë përfshirë edhe institucionet e tjera dhe ministritë që ndodhen në zonën mes Rrugës së Durrësit dhe Ministrisë së Brendshme.

Aktualisht në bulevard qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

Artikuj të ngjashëm

Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë

1 Nëntor, 2026

Berisha: Paketa fiskale e Ramës godet të varfrit dhe bizneset e vogla!

1 Nëntor, 2026

“Pasqyrë Albania”, kryeministri Rama: Ankesat e qytetarëve do të ndiqen si pakot postare!

1 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë

1 Nëntor, 2026

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

1 Nëntor, 2026

Përplasje pas ndeshjes së basketbollit në Gostivar, ndihmëstrajneri tenton të sulmojë lojtarët kundërshtarë

1 Nëntor, 2026

Berisha: Paketa fiskale e Ramës godet të varfrit dhe bizneset e vogla!

1 Nëntor, 2026

“Pasqyrë Albania”, kryeministri Rama: Ankesat e qytetarëve do të ndiqen si pakot postare!

1 Nëntor, 2026

Bërvenicë: Dalja në votime arrin në 27,81 për qind deri në orën 13:00, rritet interesimi krahasuar me raundin e parë

1 Nëntor, 2026

“Balluku”, Gazment Bardhi: A po zbatohet i njëjti standard ligjor për të gjithë, pa dallim pushteti apo funksioni?

1 Nëntor, 2026

Librazhd, makina përfundon në humnerë/Një pistoletë në mjetin e dëmtuar!

1 Nëntor, 2026

30 huliganë të “FAMILY”-t sulmojnë 50 tifozë të “Rabotniçkit”, rëndë plagoset një 16-vjeçar

1 Nëntor, 2026

Transportonin 4 emigrantë ilegalë, pranga dy të rinjve në Gjirokastër-Tepelenë!

1 Nëntor, 2026
POLITIKË

Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë

SHQIPËRI 1 Nëntor, 2026

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Hoxhar i Vjetër në Fier. Shkak i…

Përplasje pas ndeshjes së basketbollit në Gostivar, ndihmëstrajneri tenton të sulmojë lojtarët kundërshtarë

1 Nëntor, 2026

Berisha: Paketa fiskale e Ramës godet të varfrit dhe bizneset e vogla!

1 Nëntor, 2026

“Pasqyrë Albania”, kryeministri Rama: Ankesat e qytetarëve do të ndiqen si pakot postare!

1 Nëntor, 2026

Bërvenicë: Dalja në votime arrin në 27,81 për qind deri në orën 13:00, rritet interesimi krahasuar me raundin e parë

1 Nëntor, 2026

“Balluku”, Gazment Bardhi: A po zbatohet i njëjti standard ligjor për të gjithë, pa dallim pushteti apo funksioni?

1 Nëntor, 2026

Librazhd, makina përfundon në humnerë/Një pistoletë në mjetin e dëmtuar!

1 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.