Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Të gjithë të japin dorëheqjen…”/Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt!

ADAD31 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Publikimi i audio-incizimit ku Arlinda Zekaj dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga një zyrtar policor, para se të vritej tragjikisht, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Mes personazheve që kanë shprehur indinjatën e tyre është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet. Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ka shprehur tronditjen nga ajo që dëgjoi, duke kritikuar mënyrën se si, sipas incizimit, është trajtuar kërkesa e viktimës për mbrojtje.

Në reagimin e saj të parë, Vesa nuk i kurseu kritikat ndaj institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te një zyrtare e lartë. “E tmerrshmeeeee. Me këtë që dëgjova, more jo ministrja, po komplet prej A deri në ZH duhet me u dorëheq. Nuk po më besohet”, shkroi këngëtarja.

Ajo iu drejtua gjithashtu zyrtarit policor që përmendet në audio-incizim, duke e akuzuar për një qëndrim që, sipas saj, pasqyron një problem më të thellë në mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave. “Faruk, çka me të thonë o Faruk, se edhe ti je pjesë e mentalitetit të kalbun deri në rrënjë”, ishte një tjetër pjesë e reagimit të saj.

Në një postim të dytë, këngëtarja ndau një fotografi nga protestat kundër dhunës ndaj grave, duke rikthyer në vëmendje fjalët e rënda që dëgjohen në incizim dhe dëshpërimin e viktimës teksa kërkonte ndihmë. “Faruk, të lutem… të lutem… Unë vrahna… s’ka lidhje… po ju keni me u përgjigj”, citoi ajo fjalët e Arlindës.

E prekur nga ngjarja, Vesa shprehu shqetësimin për gratë që mund të përballen me situata të ngjashme dhe që nuk arrijnë të marrin mbrojtjen e nevojshme. “Oh Zot, të lutem mbroji të gjitha gratë shqiptare që janë në pozicionin e njëjtë”, shkroi ajo, duke shtuar se ishte ndier e pafuqishme kur kishte dëgjuar zërin e viktimës teksa i përgjërohej zyrtarit policor.

Përveç kritikave, artistja bëri edhe një thirrje për bashkëpunim, duke kërkuar udhëzime konkrete se si mund të angazhohen personazhet publike për të ndihmuar gratë në rrezik. “Ju lutem dikush që është i fushës të na drejtojë neve të paktën që kemi pozicione publike e ndikim në audiencë të bëjmë diçka për këto gra. Si mund të ndihmoj unë?”, përfundoi Luma.

Artikuj të ngjashëm

Paketa Fiskale, deputetja Tabaku për bizneset e vogla: Qeveria iu ka shtuar barrën!

1 Nëntor, 2026

Protesta dje/6 të arrestuar edhe për “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë!

1 Nëntor, 2026

KLSH-ja gjen shumë shkelje në buxhetin 2025, dëmi 135 milionë euro!

1 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

8 persona të arrestuar pas kontrollit në një lokal në Karposh, një i mitur dërgohet në Toksikologji

Këngëtarja e njohur thotë se po provon të bëjë fëmijë përmes IVF-it

1 Nëntor, 2026

Arkin Jahiu voton në Bërvenicë: “Pres fitore sonte”

1 Nëntor, 2026

KLSH-ja gjen shumë shkelje në buxhetin 2025, dëmi 135 milionë euro!

1 Nëntor, 2026

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit ftesën për protestuesit!

1 Nëntor, 2026

Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet në Bërvenicë, deri në orën 9:00 votuan 3,98% e qytetarëve

1 Nëntor, 2026

Haradinaj publikon poezinë e Dritëro Agollit: Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta

1 Nëntor, 2026

Dita e fundit e javës, moti nuk premton!

1 Nëntor, 2026
POLITIKË

8 persona të arrestuar pas kontrollit në një lokal në Karposh, një i mitur dërgohet në Toksikologji

MAQEDONI E VERIUT 1 Nëntor, 2026

Tetë persona janë arrestuar pas një kontrolli policor në një lokal në komunën e Karposhit…

Paketa Fiskale, deputetja Tabaku për bizneset e vogla: Qeveria iu ka shtuar barrën!

1 Nëntor, 2026

Protesta dje/6 të arrestuar edhe për “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë!

1 Nëntor, 2026

Arkin Jahiu voton në Bërvenicë: “Pres fitore sonte”

1 Nëntor, 2026

KLSH-ja gjen shumë shkelje në buxhetin 2025, dëmi 135 milionë euro!

1 Nëntor, 2026

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit ftesën për protestuesit!

1 Nëntor, 2026

Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet në Bërvenicë, deri në orën 9:00 votuan 3,98% e qytetarëve

1 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.