Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

ADAD29 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura, duke paralajmëruar se në rast të shkeljeve do të kërkojë ndërhyrjen e Inspektoratit dhe shqiptimin e gjobave.

Haxhiu, gjatë seancës së kuvendit, tha se pirja e duhanit po shkakton shqetësim edhe në zyrën e saj, pasi era po depërton deri aty.

“Unë nuk po mundem me funksionu as vetë këtu si kryetare e kuvendit, sepse deri këtu po mbërrin era e duhanit”, tha Haxhiu.

Ajo kërkoi nga deputetët që të mos e shkelin ligjin që është miratuar nga vetë Kuvendi i Kosovës.

“Kërkoj nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta respektojnë ligjin që e ka miratuar ky kuvend, që në ambientet e mbyllura të kuvendit të mos pihet duhani”, deklaroi ajo.

Haxhiu paralajmëroi se, nëse deputetët vazhdojnë të pinë duhan në ambientet ku kjo ndalohet, do të kërkojë që Inspektorati të ndërhyjë dhe të shqiptojë gjoba për shkelësit.

“Përndryshe, do të detyrohemi menjëherë që me kërku nga inspektorati që të vijë në ambientet e kuvendit dhe të marrin gjoba deputetët, të cilët e shkelin ligjin në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo e cilësoi këtë si paralajmërimin e fundit për deputetët, duke theksuar se respektimi i ligjit duhet të nisë pikërisht nga institucionet që e miratojnë atë.

“Është thirrja e fundit; prandaj, ju lutem që të keni parasysh këtë, sepse kjo realisht edhe cenon ndoshta zbatimin e barabartë të ligjit, sepse nëse ne kërkojmë nga dikush tjetër me zbatu ligjin, do të duhej që ne të ishim vetë shembulli i parë se si zbatohet ligji që miratohet nga ky Kuvend”, tha ajo.

Në fund, Haxhiu përsëriti paralajmërimin se, nëse thirrja e saj nuk respektohet, do t’i drejtohet Inspektoratit për të ndërmarrë veprimet përkatëse.

“Është thirrja e fundit, dhe në qoftë se edhe kjo thirrje nuk respektohet, do të kërkoj nga inspektorati që të vijë dhe të ndërmarrë veprime të përputhshme me përgjegjësitë”, përfundoi kryetarja e kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

“Shteti duhet të japë llogari” – Sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

29 Tetor, 2026

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët…

29 Tetor, 2026

“Shteti duhet të japë llogari” – Sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

29 Tetor, 2026

Ukraina nisi dronë drejt Moskës, Rusia sulmoi Harkivin

29 Tetor, 2026

Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

29 Tetor, 2026

Fund dilemave për vinjetat tek “Patarinat”: Shoferët mund të paguajnë autostradën për çdo kilometër!

29 Tetor, 2026

Përfundon seanca parlamentare, policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Arsimit

29 Tetor, 2026

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

29 Tetor, 2026

Adrian Gaxha dhe bashkëshortja e tij tërheqin vëmendjen me paraqitjen elegante

29 Tetor, 2026

Debatet brenda Grupit të PS pas izolimit të Veliajt në Fier, Balla: Kam kërkuar verifikim të rastit…

29 Tetor, 2026

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

29 Tetor, 2026
POLITIKË

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët…

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare,…

“Shteti duhet të japë llogari” – Sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

29 Tetor, 2026

Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

29 Tetor, 2026

Fund dilemave për vinjetat tek “Patarinat”: Shoferët mund të paguajnë autostradën për çdo kilometër!

29 Tetor, 2026

Përfundon seanca parlamentare, policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Arsimit

29 Tetor, 2026

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

29 Tetor, 2026

Debatet brenda Grupit të PS pas izolimit të Veliajt në Fier, Balla: Kam kërkuar verifikim të rastit…

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.