Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Hetim për veprimet e policisë / 12 eurodeputetë letër Kaja Kallasit!

ADAD24 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Europiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Mes firmëtarëve është edhe eurodeputeti Fredi Beleri. Nisma është ndërmarrë nga kreu i delegacionit austriak të PPE-së, Reinhold Lopatka, ndërsa eurodeputetët që i janë bashkuar kërkesës janë pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Në fokus të kërkesës janë pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave, respektimi i të drejtave të personave të ndaluar, veçanërisht të miturve, si dhe masat që mund të ndërmerren për të parandaluar shkelje të tjera.

Eurodeputetët i referohen raportimeve sipas të cilave përdorimi i plumbave të gomës nga policia ka shkaktuar plagosjen e protestuesve dhe gazetarëve.

Në dokument përmendet gjithashtu hetimi i Avokatit të Popullit mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e forcës së përdorur nga efektivët.

Në letrën drejtuar Kallas-it thuhet se deklarata e Komisionit Europian e 18 tetorit dënoi dhunën dhe bëri thirrje për proporcionalitet, por sipas firmëtarëve nuk e trajtoi mjaftueshëm çështjen e llogaridhënies.

Ata argumentojnë se respektimi i të drejtave themelore dhe përgjegjësia për shkeljet e pretenduara duhet të jenë pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Eurodeputetët kërkojnë të dinë se çfarë hapash do të ndërmarrë Përfaqësuesja e Lartë, përmes Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), për t’i ngritur këto shqetësime drejtpërdrejt me autoritetet shqiptare.

Një prej kërkesave është zhvillimi i hetimeve të pavarura, të paanshme dhe efektive për përdorimin e forcës nga policia, pengimin e gazetarëve dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të personave të ndaluar.

Në këtë kuadër kërkohet edhe shqyrtimi i përgjegjësisë së drejtuesve të operacioneve policore, publikimi i rezultateve të hetimeve dhe, kur është e nevojshme, marrja e masave gjyqësore ose disiplinore.

Një tjetër pikë lidhet me personat e ndaluar dhe veçanërisht me të miturit. Eurodeputetët kërkojnë garanci që atyre t’u sigurohen të gjitha të drejtat e parashikuara nga legjislacioni shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke përfshirë bashkëpunimin me Avokatin e Popullit dhe monitorimin e pavarur.

Në fund, 12 eurodeputetët e lidhin çështjen edhe me negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ata kërkojnë që detyrimet e vendit në kuadër të Grupkapitullit 1, “Themeloret”, veçanërisht për llogaridhënien e policisë dhe respektimin e të drejtave themelore, të ndiqen konkretisht në rastet ku konstatohen mangësi.

Sipas tyre, duhet të përcaktohen angazhime të matshme për adresimin e problematikave dhe parandalimin e shkeljeve të mëtejshme.

 

Artikuj të ngjashëm

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026

Lëndë plasëse e pashpërthyer një lokali në Kamëz/Pronari me precedent penal!

29 Tetor, 2026

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026

Lëndë plasëse e pashpërthyer një lokali në Kamëz/Pronari me precedent penal!

29 Tetor, 2026

Ngërçi politik në Izrael/ Katër skenarët që mund ta mbajnë Netanyahun në pushtet, pasi koalicioni i tij dështoi të merrte shumicën qeverisëse

29 Tetor, 2026

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

29 Tetor, 2026

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026

Parashikohen ndryshime në buxhetin 2026: 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, 20 milionë për pensionistët

29 Tetor, 2026

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

29 Tetor, 2026

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) kundërshton rritjen e propozuar të barrës tatimore në…

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026

Lëndë plasëse e pashpërthyer një lokali në Kamëz/Pronari me precedent penal!

29 Tetor, 2026

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

29 Tetor, 2026

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026

Parashikohen ndryshime në buxhetin 2026: 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, 20 milionë për pensionistët

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.