Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se projekti po merr formë gradualisht dhe se investimi synon të lehtësojë lëvizjen e automjeteve në hyrje të qytetit.
“Mirëmëngjes dhe me Urën e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi, një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.
/vizionplus.tv

