Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Shqipëria e pëson humbjen e parë, mposhtet në Finlandë dhe e humbë kreun

ADAD3 Tetor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në xhiron e tretë të Ligës C të Ligës së Kombeve.

“Kuqezinjtë” janë mposhtur nga Finlanda në Helsinki, me këtë të fundit që u kthye nga disavantazhi për të marrë tri pikët e plota.

Shqipëria doli e para në epërsi, me anë të Rey Manajt, në minutën e katërt.

Manaj shënoi me kokë, pas asistimit nga Kristjan Asllani nga goditja e këndit.

Gjithçka po shkonte mirë për Shqipërinë, deri në minutën e 22-të.

Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje në një nga sulmuesit e Finlandës jashtë 16-shit, dhe nga ajo ndërpreje Shqipëria pësoi gol.

Leo Walta shënoi në minutën e 26-të nga goditja e dënimit, duke mposhtur Alen Sherrin, i cili u fut në lojë në vend të Arbër Hoxhës.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa Shqipëria e fokusonte lojën vetëm në kundërsulme.

Në pjesën e dytë, Shqipëria pati dy mundësi të mira me anë të Stavro Pilos, por që ky i fundit nuk i konkretizoi.

Në minutën e 72-të, Finlanda e mori epërsinë në këtë përballje, pasi edhe një herë shënoi gol nga goditja e dënimit.

Ishte përsëri Leo Walta që shënoi nga fauli, duke e mposhtur prapë Sherrin.

Shqipëria më nuk pati fuqi të barazojë rezultatin e as Finlanda nuk e shtoi epërsinë dhe ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të vendasve.

Me këtë fitore, Shqipëria bie në vendin e dytë, me gjashtë pikë nga tri ndeshje, teksa Finlanda shkon në kuotën e shtatë pikëve.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria e pret San Marinon më 6 tetor, ndërsa po të njëjtën ditë, Finlanda i shkon Bjellorusisë.

Artikuj të ngjashëm

Maran përpara Finlandës: Rival i vështirë, duhet të japim 100% në fushë

3 Tetor, 2026

Pasuesi i mundshëm i Hysajt te Kombëtarja, vendos rekord të ri duket përfituar 1 milionë euro

3 Tetor, 2026

Nations League/ Italia ndal Francën e Zidane, Bastoni i përgjigjet supergolit të Olise. Fiton Belgjika

3 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Berisha për zgjedhjet lokale: Ftoj protestuesit të propozojnë kandidatë

4 Tetor, 2026

Rënia e kryeprokurorit dhe shpresa për drejtësi

4 Tetor, 2026

Pas takimit me Kurtin, deklarohet Hamza: Jemi gati t’i japim votat për presidentin

4 Tetor, 2026

Pas dy ditësh furtunë, vjen lajmi i mirë për Monika Lubonjën

4 Tetor, 2026

Zbulohet data! Më 13 tetor Shqipëria pritet të mbyllë një tjetër grupkapitull në negociatat me BE-në

4 Tetor, 2026

Eksperti austriak propozon ndarje të Maqedonisë në tetë Kantone

3 Tetor, 2026

Rama publikon pamjet nga Ura e re e Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi!

3 Tetor, 2026

Shqipëria e pëson humbjen e parë, mposhtet në Finlandë dhe e humbë kreun

3 Tetor, 2026

Grosha e Tetovës “fluturon” në 700 denarë kilogrami!

3 Tetor, 2026

Reforma territoriale, Berisha: Rama do ta shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor

3 Tetor, 2026
POLITIKË

Berisha për zgjedhjet lokale: Ftoj protestuesit të propozojnë kandidatë

SHQIPËRI 4 Tetor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi protestuesit që prej më shumë se katër muajsh…

Rënia e kryeprokurorit dhe shpresa për drejtësi

4 Tetor, 2026

Pas takimit me Kurtin, deklarohet Hamza: Jemi gati t’i japim votat për presidentin

4 Tetor, 2026

Zbulohet data! Më 13 tetor Shqipëria pritet të mbyllë një tjetër grupkapitull në negociatat me BE-në

4 Tetor, 2026

Eksperti austriak propozon ndarje të Maqedonisë në tetë Kantone

3 Tetor, 2026

Rama publikon pamjet nga Ura e re e Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi!

3 Tetor, 2026

Grosha e Tetovës “fluturon” në 700 denarë kilogrami!

3 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.