Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të parë

ADAD2 Tetor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email



Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në Shkup se fokusi i Brukselit është zhbllokimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa paralajmëroi se javën e ardhshme pritet një hap i ri në këtë drejtim.
Duke folur për faktin se vendi nuk është përfshirë në udhërrëfyesit që BE-ja po përgatit për disa shtete kandidate, Von der Leyen tha se prioriteti aktual është rikthimi i procesit në lëvizje.
“Jemi dakorduar që javën e ardhshme të kemi një hap të parë të ri dhe të përpiqemi ta zhbllokojmë procesin”, deklaroi ajo.
Sipas Von der Leyen, nëse tejkalohet bllokada aktuale, Maqedonia e Veriut mund të përparojë shpejt, pasi tashmë ka bërë punë të konsiderueshme në zbatimin e reformave.
Ajo vlerësoi edhe rezultatet nga Plani i Rritjes, duke bërë të ditur se vendi tashmë ka marrë 140 milionë euro, ndërsa pagesa të tjera priten gjatë javëve të ardhshme.
“Mesazhi im është i qartë: Ju i përkisni tryezës së Bashkimit Evropian”, tha Von der Leyen në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Presidentja e KE-së përmendi Marrëveshjen e Prespës si shembull të një vendimi të vështirë politik që hapi rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Ajo vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Von der Leyen rikujtoi se negociatat e anëtarësimit nisën në vitin 2022 dhe se procesi i skriningut përfundoi në më pak se një vit. Sipas saj, tani mbetet “një hap kyç” për të mundësuar hapjen e klasterit të parë, “Themelet”.
“E di sa e ndjeshme është kjo çështje, por dua të jem e qartë: ne do ta mirëpresim Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj. Besojmë se kultura dhe gjuha maqedonase mund ta bëjnë Bashkimin tonë më të pasur”, deklaroi Von der Leyen.






Artikulli paraprakMickoski pas takimit me Von der Leyen: Kërkojmë rrugë të qartë drejt BE-së, pa kushte të reja


Artikuj të ngjashëm

Zjarr pranë fshatit Rashtak, digjen barishte dhe pyll i ulët

2 Tetor, 2026

Komandant Mala: “Lëshimi i Kalasë së Tetovës ishte vetëvrasje”

2 Tetor, 2026

Pushimet mjekësore nuk shkurtohen, por ndryshojnë kriteret

2 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Kurti, Rama e Mickoski ndryshojnë, Trumpi jo: E njëjta pozë dhe i njëjti gisht i presidentit amerikan në tri fotografitë

2 Tetor, 2026

Marrëveshje mbi Inteligjencën Artificiale, Trump mbledh në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë

2 Tetor, 2026

Zjarr pranë fshatit Rashtak, digjen barishte dhe pyll i ulët

2 Tetor, 2026

Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garë për president, nëse 6 deputetët e LDK-së garantojnë qëndrimin në sallë

2 Tetor, 2026

SHBA-ja i bën presion Evropës për rezervat e naftës, e kërcënon me ndalim të eksporteve

2 Tetor, 2026

Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të parë

2 Tetor, 2026

Turizmi në Shqipëri, Rama: 12 milionë të huaj kanë vizituar vendin

2 Tetor, 2026

Daut Haradinaj: Adresimet e protestës së djeshme ishin të paqarta

2 Tetor, 2026

Komandant Mala: “Lëshimi i Kalasë së Tetovës ishte vetëvrasje”

2 Tetor, 2026

Alena Bajrami nga Shkupi, vendi i 3-të në botë në Taekwon-Do

2 Tetor, 2026
POLITIKË

Kurti, Rama e Mickoski ndryshojnë, Trumpi jo: E njëjta pozë dhe i njëjti gisht i presidentit amerikan në tri fotografitë

KOSOVË 2 Tetor, 2026

Në fotografitë e shefit të Shtëpisë së Bardhë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin…

Zjarr pranë fshatit Rashtak, digjen barishte dhe pyll i ulët

2 Tetor, 2026

Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garë për president, nëse 6 deputetët e LDK-së garantojnë qëndrimin në sallë

2 Tetor, 2026

Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të parë

2 Tetor, 2026

Turizmi në Shqipëri, Rama: 12 milionë të huaj kanë vizituar vendin

2 Tetor, 2026

Daut Haradinaj: Adresimet e protestës së djeshme ishin të paqarta

2 Tetor, 2026

Komandant Mala: “Lëshimi i Kalasë së Tetovës ishte vetëvrasje”

2 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.