Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Pasivizimi dhe forca e instrumenteve ligjore

ADAD1 Tetor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndërsa Uashingtoni shqyrton raportin mbi pozitën e pakicave në Serbi, mekanizmat ligjorë, si gjykatat evropiane dhe Komisioni për Rishikimin e Regjistrit Zgjedhor, kanë potencialin të vendosin fakte të reja mbi pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në lidhje me pasivizimin.

Shkruan: Marko Milosavljević

Në fund të janarit 2026, Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së votoi një projektligj që i kërkon Sekretarit të Shtetit të SHBA-së të përgatisë një raport mbi situatën e pakicave në Serbi. Siç thuhet në dokument, akti mund të quhet edhe “Ligji për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”. I propozuar nga kongresmeni republikan Keith Self, projektligji u miratua në komitet me 43 vota pro dhe tre kundër.

Nëse miratohet, ky projektligj mund të nxisë autoritetet vendase të adresojnë parregullsitë në procesin e heqjes së të drejtës së votës së anëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare, njohjen e diplomave dhe respektimin e autonomisë kulturore. Po ashtu, ai është interesant edhe për faktin se do të detyronte Sekretarin e Shtetit të raportojë mbi mundësinë e futjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Luginën e Preshevës.

Në një njoftim për shtyp të publikuar në dhjetor të kaluar në faqen e tij zyrtare, kur u propozua projektligji, Self deklaroi se ishte shumë i shqetësuar për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, “veçanërisht për shkak të ‘pasivizimit’ të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i cili është raportuar gjerësisht”.

Sipas të dhënave nga raporti i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga viti 2023, ekzistojnë dyshime se vetëm në komunën e Medvegjës, gjatë periudhës 2015–2022, si pasojë e procesit të paligjshëm të pasivizimit, 4309 qytetarë nga vendbanimet me shumicë shqiptare në këtë komunë kanë humbur të drejtën e votës. Që nga prezantimi i raportit deri në shkurt 2026, dy ankesa të qytetarëve me kombësi shqiptare janë refuzuar nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë lidhur me pasivizimin, ndërsa përfaqësuesit e qeverisë kanë vazhduar ta mohojnë ekzistencën e problemit.

Në vend që të publikojnë të paktën të dhëna statistikore mbi pasivizimin për tri komunat në Luginën e Preshevës gjatë dekadës së fundit, ministrat e qeverisë shpesh i mohojnë këto praktika, ndërkohë që organet rregullatore ende nuk kanë ndërmarrë hapa për t’i hetuar veprimet e policisë.

Kongresmeni Self citoi edhe një raport të Komisionit Evropian për Serbinë, duke theksuar se ai përmban gjetje shqetësuese lidhur me trajtimin e pakicës shqiptare nga shteti. Në fakt, raportet e fundit të Komisionit Evropian kanë përsëritur për vite me radhë shqetësimin se pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare i nënshtrohen kontrolleve arbitrare të vendbanimit nga policia në jug të Serbisë.

Megjithatë, projektligji duhet të kalojë ende në të dy dhomat e Kongresit të SHBA-së dhe të nënshkruhet nga presidenti Donald Trump për të hyrë në fuqi. Paralelisht me këtë iniciativë, në fillim të shkurtit të këtij viti, Kuvendi i Serbisë më në fund vendosi përbërjen e Komisionit për Rishikimin, Verifikimin dhe Kontrollin e Saktësisë dhe Përditësimit të Listës së Votuesve, në bazë të ndryshimeve të Ligjit për Listën e Votuesve që hynë në fuqi në nëntor 2025. Formimi i këtij Komisioni, që rrjedh nga rekomandimet e ODIHR-it për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në Serbi, paraqet një mundësi të rëndësishme për të konstatuar çdo paligjshmëri lidhur me pasivizimin e adresave. Kjo reflektohet edhe në kompetencat e tij, të përcaktuara në nenin 22 të Ligjit për Regjistrin e Votuesve, i cili i jep mandat Komisionit të kërkojë të dhëna nga autoritetet kompetente mbi lëvizjet në regjistrin e votuesve, vendbanimin, vendqëndrimin, pasivizimin dhe të dhëna të tjera relevante.

Komisioni përbëhet nga përfaqësues të partive në pushtet (5 anëtarë), partive parlamentare të opozitës (3) dhe organizatave të shoqërisë civile, përkatësisht CESID dhe CRTA (2). Ky përfaqësim proporcional, së bashku me mandatin e tij, krijon hapësirë për qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile që të raportojnë rastet e paligjshme të pasivizimit tek anëtarët e Komisionit.

Një proces i tillë do ta testonte mëtej këtë mekanizëm të ri demokratik për evidentimin e parregullsive në procesin zgjedhor dhe potencialisht do të mundësonte zbulimin e shkeljeve të Ligjit për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin nga ana e Ministrisë së Brendshme para pasivizimit të adresave, veçanërisht ndaj pjesëtarëve të komuniteteve të pakicave kombëtare.

Edhe pse projektligji i miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i SHBA-së përbën një mekanizëm të dobishëm për identifikimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, ai mbetet i kufizuar në përgatitjen e një raporti nga Sekretari i Shtetit, rëndësia e të cilit, megjithatë, nuk është e vogël.

Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të testohen edhe mekanizmat më të qasshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si ata gjyqësorë, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ashtu edhe ata jashtëgjyqësorë, si Komisioni për Rishikimin e Regjistrit Zgjedhor, të cilët kanë potencialin të vërtetojnë fakte të reja mbi pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

(Autori është udhëheqës për hulumtime dhe avokim në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Beograd dhe autor i raportit “Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si praktikë diskriminuese”, të cilin YIHR e ka realizuar së bashku me Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund).

Artikuj të ngjashëm

Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore

2 Tetor, 2026

Marrëveshje mbi Inteligjencën Artificiale, Trump mbledh në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë

2 Tetor, 2026

SHBA-ja i bën presion Evropës për rezervat e naftës, e kërcënon me ndalim të eksporteve

2 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Nations League/ Italia ndal Francën e Zidane, Bastoni i përgjigjet supergolit të Olise. Fiton Belgjika

3 Tetor, 2026

Qeveria i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

3 Tetor, 2026

Agim Islami pas sfidës shëndetësore: “Interesimi juaj më jep forcë të përballoj çdo pengesë”

3 Tetor, 2026

Më pak pritje në Kodrën e Diellit, vendosen portat e reja për skanimin e biletave

2 Tetor, 2026

“Po presim të dalë edhe videoja jote”, Aurela Gaçe i përgjigjet komentueses

2 Tetor, 2026

Parku memorial për viktimat e modularit në Tetovë mbeti vetëm në letër

2 Tetor, 2026

​Zhegrova mesazh Fodës: Pres të luaj startues ndaj Austrisë

2 Tetor, 2026

Takimi dy orësh me Kurtin, flet Hamza: Ky është kushti i PDK-së

2 Tetor, 2026

Lexuesit raportojnë: Kjo është gjendja alarmante e ambulancës në fshatin Muhoc (FOTO)

2 Tetor, 2026

Marta Kos për Corriere della Sera: Maqedonia e Veriut ende në fazat e hershme të procesit të anëtarësimit në BE

2 Tetor, 2026
POLITIKË

Qeveria i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

KOSOVË 3 Tetor, 2026

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka shkelje ligjore në nismën e iniciuar nga…

Agim Islami pas sfidës shëndetësore: “Interesimi juaj më jep forcë të përballoj çdo pengesë”

3 Tetor, 2026

Më pak pritje në Kodrën e Diellit, vendosen portat e reja për skanimin e biletave

2 Tetor, 2026

Parku memorial për viktimat e modularit në Tetovë mbeti vetëm në letër

2 Tetor, 2026

Takimi dy orësh me Kurtin, flet Hamza: Ky është kushti i PDK-së

2 Tetor, 2026

Lexuesit raportojnë: Kjo është gjendja alarmante e ambulancës në fshatin Muhoc (FOTO)

2 Tetor, 2026

Marta Kos për Corriere della Sera: Maqedonia e Veriut ende në fazat e hershme të procesit të anëtarësimit në BE

2 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.