Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

45 organizata të shoqërisë civile: Partitë të arrijnë marrëveshje për presidentin

ADAD1 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, 45 sosh, u bënë thirrje partive parlamentare që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata kërkuan që partitë politike të angazhohen për funksionalizimin e institucioneve dhe të shmangin një tjetër shpërndarje të Kuvendit dhe cikël zgjedhor.

“Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje”, thuhet në Deklaratë.

Më tej thuhte se vVonesat institucionale dhe zgjedhjet eventuale nuk kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjen e Presidentit/es.

“Prej dy vitesh, institucionet e Kosovës kanë funksionuar në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë. Një tjetër bllokadë institucionale do ta thellonte këtë krizë dhe do ta zgjaste pasigurinë politike, duke dobësuar më tej demokracinë dhe kontrollin demokratik, mundësitë për zhvillim ekonomik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Arritja e marrëveshjes për Presidentin/en kërkon kompromis të ndërsjellë. Nga shumica parlamentare kërkojmë që të jetë e hapur ndaj kandidaturave që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake. Në anën tjetër, nga partitë opozitare presim propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme. Nga të gjitha palët kërkojmë gatishmëri për të rishikuar qëndrimet fillestare dhe për t’u dakorduar mbi kandidaturat, mbështetjen parlamentare dhe pjesëmarrjen e nevojshme për përfundimin e procesit në afat.

Zgjedhja e Presidentit/es përmes një marrëveshjeje të arritur në përputhje me Kushtetutën do t’i mundësonte vendit të dalë nga bllokada aktuale dhe institucioneve të vazhdojnë punën e tyre. Një marrëveshje e tillë nuk kërkon tejkalimin e dallimeve politike ndërmjet shumicës dhe opozitës, por vetëm bashkëpunimin institucional të nevojshëm për përfundimin e procesit dhe funksionimin e shtetit. Presidenti/ja përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, andaj edhe marrëveshja duhet të udhëhiqet nga ky rol kushtetues.

Si organizata të shoqërisë civile, jemi të gatshme të kontribuojmë në këtë përpjekje përmes lehtësimit të diskutimeve eventuale. Në ditët e mbetura, presim që gatishmëria për dialog të shoqërohet me hapa të qartë dhe konkret për arritjen e një marrëveshjeje dhe për përfundimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit/es brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”, thuhte në Deklaratën e përbashkët të 45 organizatave të shoqërisë civile.

Organizatat nënshkruese: (sipas rendit alfabetik)

Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)

Advocacy Training and Resource Center (ATRC)

CEL Kosova – Qendra për Barazi dhe Liri

Силни болки во зглобовите? Направете го ова штом ќе се разбудите
Nautubone

Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Diatea

Како да изгубите тежина од 28 килограми? Едноставно е!
Keto Tea
Civil Rights Program Kosovo – CRP/K

Community Building Mitrovica (CBM)

Democracy Plus (D+)

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Dylberizm

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF)

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

Forumi për Iniciativa Qytetare

Fourth Ëave

Group for Legal and Political Studies (GLPS)

Handikos Istog

Iniciativa për Progres (INPO)

Iniciativa Qytetare Skenderaj

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti KLGI

Instituti Riinvest

INTEGRA NGO

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)

Kosova -Ëomen 4 Ëomen

Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)

Lëvizja FOL

NGO “Syri i Vizionit”

NGO ROMTEGRA

OMM Gjethi

Organizata e Personave me Aftësi të kufizuara-Handikos Kaçanik

Organizata Germin

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – “ÇOHU!”

Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Qendra për Politika dhe Avokim

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Rrjeti i OJQve të Grave Qeliza

SEKHMET Institute

ShL- Kosova

The Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRTC)

Artikuj të ngjashëm

Ish-gjenerali shpërthen ndaj Speciales, Clark: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

2 Tetor, 2026

Nga fshati pa rrymë e asfalt te perandoria miliardëshe – Kush është njeriu më i pasur në Kosovë?

1 Tetor, 2026

Donika Gërvalla publikon shënimin e babait: “Jetën po e jetoj falas, deri kur të më jipet rasti që ta jap për Kosovën”

1 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Ish-gjenerali shpërthen ndaj Speciales, Clark: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

2 Tetor, 2026

Kongresistë republikanë kërkojnë të mos i zgjatet licenca Industrisë së Naftës së Serbisë

2 Tetor, 2026

Gruaja më e vjetër në botë jeton në Shqipëri

2 Tetor, 2026

Gjermania mposht pastër Serbinë, Klopp feston fitoren e parë

2 Tetor, 2026

Filipçe: Fon der Lajen e di për kontrollin e mediave nga Mickoski dhe ndikimin e Orbanit

2 Tetor, 2026

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump

1 Tetor, 2026

Ekspertët kërkojnë transparencë të plotë për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit

1 Tetor, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

1 Tetor, 2026

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

1 Tetor, 2026

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

1 Tetor, 2026
POLITIKË

Ish-gjenerali shpërthen ndaj Speciales, Clark: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

KOSOVË 2 Tetor, 2026

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark ka reaguar lidhur me dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare…

Gruaja më e vjetër në botë jeton në Shqipëri

2 Tetor, 2026

Filipçe: Fon der Lajen e di për kontrollin e mediave nga Mickoski dhe ndikimin e Orbanit

2 Tetor, 2026

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump

1 Tetor, 2026

Ekspertët kërkojnë transparencë të plotë për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit

1 Tetor, 2026

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

1 Tetor, 2026

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

1 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.