Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe…

ADAD27 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tre ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend 39 amendamente në Kodin Zgjedhor dhe 20 në Kodin Penal, si dhe kërkesën për zgjatjen me 2-3 muaj të afatit të punës së komisionit.

Përpara përfundimit të mandatit më 30 nëntor, demokratët kanë depozituar në Kuvend 39 amendamente në Kodin Zgjedhor dhe 20 në Kodin Penal.

Kryefjala e propozimeve të demokratëve është ndryshimi i sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar, me lista 100% të hapura, ndërsa qytetarëve u jepet e drejta të votojnë deri në pesë kandidatë nga e njëjta parti politike.

PD propozon gjithashtu një prag elektoral kombëtar prej 3% për partitë politike dhe koalicionet, duke specifikuar në projektligj se përqindja mbetet objekt negociimi dhe dakordësimi mes palëve.

Opozita propozon rikthimin e koalicioneve me lista të veçanta, ndërsa këmbëngul që hapja e listave të përfshijë edhe përzgjedhjen e anëtarëve të këshillave bashkiakë.

Pjesa më e madhe e projektligjit të PD-së i kushtohet ndarjes së shtetit nga partia në pushtet. Demokratët kërkojnë krijimin e një periudhe të mbrojtur zgjedhore, gjatë së cilës kufizohet vendimmarrja e institucioneve publike që mund të krijojë avantazhe elektorale.

“Gjatë periudhës së mbrojtur zgjedhore ndalohet propozimi, miratimi, nxjerrja, shpallja si angazhim shtetëror, zbatimi ose ekzekutimi i masave që krijojnë, zgjerojnë, rrisin, përshpejtojnë ose materializojnë përfitime publike për qëllime përfitimi zgjedhor”, thuhet në propozimin e PD-së.

Në ndryshimet në Kodin Penal, demokratët propozojnë dënime deri në shtatë vite burg për organizimin e paligjshëm të patronazhimit politik-administrativ dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore në rrethana të rënduara, si dhe për organizimin e skemave të blerjes së votave.

Ndërkohë, në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, argumenton se zgjatja e mandatit është e nevojshme për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, finalizimin e projektligjeve dhe arritjen e dakordësisë politike mes palëve.

 

Artikuj të ngjashëm

Dënohet grupi i Shullazit, 12 të pandehur shpallen fajtorë

27 Nëntor, 2026

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore

27 Nëntor, 2026

Avokatët kundër rregullores së GJKKO-së, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese

27 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe…

27 Nëntor, 2026

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital.

27 Nëntor, 2026

Dënohet grupi i Shullazit, 12 të pandehur shpallen fajtorë

27 Nëntor, 2026

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore

27 Nëntor, 2026

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

27 Nëntor, 2026

Avokatët kundër rregullores së GJKKO-së, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese

27 Nëntor, 2026

Nga përdorimi i drogës, kokaina kryeson rastet e urgjencës në Evropë

27 Nëntor, 2026

Silljanovska në Ohër: Fqinjësia e mirë, çelësi i perspektivës evropiane të Ballkanit

27 Nëntor, 2026

Tension për buxhetin e Vlorës/ Prefektura nuk konfirmon ligjshmërinë e buxhetit për vitin 2027

27 Nëntor, 2026

Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!

27 Nëntor, 2026
POLITIKË

Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe…

SHQIPËRI 27 Nëntor, 2026

Tre ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia…

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital.

27 Nëntor, 2026

Dënohet grupi i Shullazit, 12 të pandehur shpallen fajtorë

27 Nëntor, 2026

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore

27 Nëntor, 2026

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

27 Nëntor, 2026

Avokatët kundër rregullores së GJKKO-së, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese

27 Nëntor, 2026

Nga përdorimi i drogës, kokaina kryeson rastet e urgjencës në Evropë

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.