Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Mamit i ra telefoni nga dora, kaloi traumë”/ Erjon Vishkulli në Top Story: Kombëtarja ka bërë më shumë se partitë, nuk i hyj politikës…

ADAD27 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

I plagosur në protestë javë më parë, tashmë nën vuajtjet e trajtimeve dhe ndërhyrjeve për të rikthyer shikimin në syrin e tij, Erjon Vishkulli, i ftuar në Top Story, rrëfen momentet e vështira pas plagosjes dhe shprehet se nuk do të merrej asnjëherë me politikë, pavarësisht përmasave që ka marrë tashmë figura e tij.

“Jam i fokusuar te gjendja, ime shpresoj të më vijë shikimi dhe të vijoj jetën normale.  Mjekët fillimisht kërkuan të shpëtojnë strukturën e syrit, tani po shpresojmë, nuk më kanë dhënë asnjë siguri. Do të jetë procedurë e gjatë, kërkon të paktën 1 vit, kam kontrolle, do të kryej edhe ndërhyrje të tjera. Më datë 17 do të shkoj sërish në Itali dhe do të caktojmë një datë operimi.

Pas asaj gjithë asaj buje të madhe, shëndetësia këtu nuk e mori përsipër dhe ishte detyrë e shtetit. Ndërhyri Ministria e Shëndetësisë për të më dërguar në Romë. Në atë moment i rëndësishëm ishte shëndeti, vendimin e kanë marrë tjerët për mua. Unë dy ditët e para nuk kam qenë në gjendje të flas. Unë me zemër do të jem me protestuesit, por gjendja ime nuk premton për të shkuar në protestë. Duhet të mbroj syrin nga tymrat, ky është rregulli numër 1, sipas mjekut.

Babi u lajmërua në telefon, mami e ka parë në rrjetet sociale dhe ka pësuar një traumë. I ka rënë nga telefoni dhe kanë nisur të bërtiturat, më pas janë nisur menjëherë për në spital. Kam mbaruar për gazetari, kam bërë praktikë, jam marrë me intervistat për shkak të futbollit, por jam fokusuar më shumë te biznesi familjar. Gazetarinë e kam lënë për një moment të dytë.

E konsideroj veten të suksesshëm, kam një fabrikë vaji, e kemi ngritur me mund dhe sakrificë. Një skuadër futbolli apo një parti politike i ka shërbyer më shumë Shqipërisë? Një skuadër futbolli, sepse ka mbledhur njerëz nga kudo, nga trevat shqiptare, që politika nuk e ka bërë. Luftojmë për Shqipëri Etnike dhe e kemi vetëm në tribunë. Ju ftoj një ditë në tribunë dhe do të shohësh djem e vajza nga çdo trevë ku flitet shqip.

Atë që nuk e ka bërë politika, e ka bërë futbolli, ka bërë bashkë gjithë shqiptarët. Nuk jam marrë me politikë, nuk preferoj të merrem, mjafton që këtë vend ta duan dhe vlerësojnë sa populli. Nuk do të merresha me politikë, frymëzimi im është Marin Mema, që ka thënë se do të kontribuojë gjithnjë për vendin, por larg politikës. Shqipërinë e bëjmë të gjithë bashkë.

Për momentin nuk jam i aftë për punë, e kam syrin tjetër, por kam dhimbje, nuk ndihem mirë, as ilaçet nuk më lënë të qetë. Më duhen pushime, duhet të shkoj shpesh në Itali. Kam qëndruar 2 orë në prokurori, më kanë pyetur për rrethanat para dhe pas, për spitalin, operacionet. Po kryhen hetimet, unë dua drejtësi, për mua ishte gjë e rëndë. Unë po rrija në Firence te ca miq të mi dhe mami e mori vesh se kthehem në Shqipëri dhe u kërkoi kushërinjve të më mbanin në Itali deri pas datës 28, sepse ajo e di se unë dua të shkoj në protestë”, u shpreh Vishkulli.

Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe…

27 Nëntor, 2026

Dënohet grupi i Shullazit, 12 të pandehur shpallen fajtorë

27 Nëntor, 2026

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore

27 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe…

27 Nëntor, 2026

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital.

27 Nëntor, 2026

Dënohet grupi i Shullazit, 12 të pandehur shpallen fajtorë

27 Nëntor, 2026

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore

27 Nëntor, 2026

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

27 Nëntor, 2026

Avokatët kundër rregullores së GJKKO-së, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese

27 Nëntor, 2026

Nga përdorimi i drogës, kokaina kryeson rastet e urgjencës në Evropë

27 Nëntor, 2026

Silljanovska në Ohër: Fqinjësia e mirë, çelësi i perspektivës evropiane të Ballkanit

27 Nëntor, 2026

Tension për buxhetin e Vlorës/ Prefektura nuk konfirmon ligjshmërinë e buxhetit për vitin 2027

27 Nëntor, 2026

Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!

27 Nëntor, 2026
POLITIKË

Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe…

SHQIPËRI 27 Nëntor, 2026

Tre ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia…

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital.

27 Nëntor, 2026

Dënohet grupi i Shullazit, 12 të pandehur shpallen fajtorë

27 Nëntor, 2026

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore

27 Nëntor, 2026

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

27 Nëntor, 2026

Avokatët kundër rregullores së GJKKO-së, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese

27 Nëntor, 2026

Nga përdorimi i drogës, kokaina kryeson rastet e urgjencës në Evropë

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.