Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Sulmi në Poloni, shpallen dy ditë zie kombëtare

ADAD8 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka njoftuar shpalljen e dy ditëve zie kombëtare në Poloni, pas sulmit të rëndë me armë zjarri në qytetin e Krakovës, ku humbën jetën gjashtë persona dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Vendimi u bë i ditur gjatë një konference për media në Krakovë.  Sipas tij, e diela, 8 nëntor, dhe e hëna, 9 nëntor, do të jenë ditë zie kombëtare në të gjithë vendin.

Sulmi ndodhi të shtunën, rreth orës 15:00, në afërsi të Sheshit Kryesor (Rynek Główny), në qendrën historike të Krakovës. Sipas informacioneve të autoriteteve, një person hyri me veturë në zonën e sheshit dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve të rastësishëm.

Gjashtë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën, në mesin e tyre edhe dy policë. Pesë shtetas të huaj janë në mesin e të plagosurve, ndërsa në mesin e viktimave raportohet edhe një shtetas britanik.

Policia reagoi ndaj sulmit dhe qëlloi të dyshuarin, i cili më pas u arrestua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Sipas autoriteteve polake, i dyshuari është shtetas polak, rreth 25 vjeç. Ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, deklaroi se hetimet paraprake kanë zbuluar shenja të ndikimit nga ideologjia e ekstremit të djathtë dhe pikëpamje ultranacionaliste.

Megjithatë, motivi i saktë i sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt hetimi. Një tjetër zhvillim tronditës u bë i ditur nga kryeministri Donald Tusk gjatë konferencës për media.

Sipas tij, në banesën e të dyshuarit, në qytetin Ostrowiec Świętokrzyski, janë gjetur trupat e pajetë të tri personave: dy grave dhe një burri, të cilët dyshohet se janë familjarë të tij.

Autoritetet po hetojnë edhe lidhjen e mundshme të këtyre vdekjeve me sulmin në Krakovë.

Artikuj të ngjashëm

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, kërkoi forcimin e bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian për…

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.