Ramazan Bekteshi
Blerim Isufaj ishte një figurë e ngritur në sistemin e drejtësisë gjatë periudhës Thaçi, Haradinaj, Hoti dhe u zgjodh kryeprokuror i Speciales në vitin 2019 nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Blerim Isufaj ra nga posti i kryeprokurorit të Speciales. Dhe bashkë me të duhet të bjerë edhe një mentalitet i vjetër: drejtësia si pronë e politikës. Më 2 tetor 2026, KPK e shkarkoi Isufajn me 6 vota për dhe 1 kundër, duke konstatuar keqmenaxhim, jokompetencë dhe dështim në përmbushjen e detyrave ligjore.
Rasti Radoiçiq mbetet një nga episodet më të diskutueshme. Urdhërarresti u tërhoq me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ndërsa Isufaj e arsyetoi si pjesë të një strategjie hetimore për të siguruar bashkëpunimin e Radoiçiqit.
Por strategjia dështoi. Radoiçiqi nuk u paraqit, informacionet e pritshme nuk e çuan atë para drejtësisë dhe urdhërarresti u rikthye. Një strategji që lejon një të dyshuar të mbetet jashtë duarve të drejtësisë duhet të japë llogari.
Tani pyetja është më e madhe se vetë Blerim Isufaj qe e la te lire nje kriminel te rrezikshem: A do të fillojë më në fund një kapitull i ri për drejtësinë në Kosovë? Sepse nuk ka shtet të së drejtës kur drejtësia kontrollohet nga politika.
Kosova nuk ka nevojë për kryeprokurorë të fuqishëm politikisht por ka nevojë për drejtësi të fuqishme dhe të pavarur. Drejtësia kurrë nuk duhet t’i shërbejë pushtetit por anasjelltas; pushteti duhet t’i nënshtrohet drejtësisë.
Kur bie kryeprokurori, kush ka frikë nga drejtësia?
Në planin politik, renia e kryprokurorit shkon në favor të qëndrimit që Kurti kishte mbajtur ndaj Isufajt: ai kërkonte ndryshim në krye të Prokurorisë Speciale dhe tani Isufaj nuk është më kryeprokuror pasi KPK e shkarkoi.
Në aspektin politik, disa figura opozitare e kanë quajtur shkarkimin “hakmarrje politike” ose kërcënim për pavarësinë e drejtësisë, ndërsa KPK thotë se vendimi lidhet me ushtrimin e detyrës dhe jo me ndikime politike.
Shkarkimi i Blerim Isufajt eshte nje nder ngjarjet me pozitive qe kane ndodh ne Kosove. Ikja e tij e çbllokon drejtesine ne Kosove dhe shume lende te lena anash me qëllim dhe shume hetime te pezulluara do ta shohin serish driten e drejtesise.
Lënja në liri e Radojçiqit nuk shpaguhet as me shkarkimin e 100 kryeprokurorëve si ky!

